ISO 45001

Shëndeti dhe Siguria në Punë

Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!

60%+

Rritje Biznesi

Shëndeti dhe siguria në punë

ÇERTIFIKIMI ISO 45001

OHSAS 18001 është Standardi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë së Punës në nivel ndërkombëtar. Ofron një kuadër për menaxhimin efikas të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë përfshirë gjithë aspektet e menaxhimit të riskut dhe të përputhshmërisë ligjore. Standardi OHSAS 18001 mund të përputhet me standardet e sistemeve të menaxhimit të tjera si ISO 9001 dhe ISO 14001 dhe mund të integrohet lehtësisht me sisteme të menaxhimit të cilësisë

Përfitimet

Kosto të reduktuara nga reduktimi i kohës joproduktive për shkak të aksidenteve, si dhe tarifa dhe penalitete ligjore të reduktuara.
Ndërgjegje më të lartë ndaj rreziqeve, riskut dhe masave të kontrolli të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në gjithë nivelet dhe përmirësim i përputhshmërisë ndaj kërkesave.
Përputhshmëri më e lartë me legjislacionin e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë dhe me kërkesa të tjera ligjore.

Si të certifikohemi?

Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!

Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!

Kontakto me Ne

Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.

Analizimi i Biznesit Tuaj

Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.

Implementimi

Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.

Çertifikimi

Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.