ISO 50001:2018

Sistemi i Menaxhimit Energjetik

Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!

60%+

Rritje Biznesi

Sistemi i Menaxhimit Energjetik

ISO 50001:2018

ISO 50001 Sistemi i Menaxhimit Energjetik (EnMS) është një standard i ri i konceptuar për të asistuar kompanitë në zbatimin e një sistemi të menaxhimi të përshtatshëm për identifikimin dhe minimizimin e konsumit energjetik.Zbatimi duhet të reduktojë kostot energjetike të kompanive, emisionet e gazrave serë (GHG) dhe impaktet e tjera në mjedis.  Standardi bazohet në elemente të përbashkëta të cilat mund të gjenden në shumë standarde të sistemeve të menaxhimit ISO, dhe kjo garanton përputhshmëri dhe integrim më të lehtë me sistemet e menaxhimit ISO 9001 (cilësi) dhe ISO 14001 (mjedis) dhe me standardet e tjera ekuivalente.

Përfitimet

Reduktimi i emisioneve të gazrave serë.
Reduktimi i kostove operacionale që lidhen me energjinë nëpërmjet përmirësimeve në efikasitetin e proceseve energjetike.
Ofrimi i një kuadri për integrimin e efikasitetit energjetik në praktikat e menaxhimit.
Mbështetja e ruajtjes energjetike nëpërmjet përdorimit efektiv të burimeve energjetike.
Kursime në kosto nga reduktimet e energjisë.

Si të certifikohemi?

Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!

Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!

Kontakto me Ne

Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.

Analizimi i Biznesit Tuaj

Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.

Implementimi

Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.

Çertifikimi

Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.