ISO 27001

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve

Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!

60%+

Rritje Biznesi

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve

ÇERTIFIKIMI ISO 27001

ISO 27001, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve, është konceptuar me qëllim garantimin e sigurisë së teknologjisë së informacionit. Standardi është i zbatueshëm ndaj gjithë llojeve të kompanive, përfshirë institucionet qeveritare, kompanitë tregtare dhe agjencitë jo fitimprurëse. Përcakton kërkesat për operimin, monitorimin, përcaktimin, zbatimin, rishqyrtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacioneve të dokumentuara.

Përfitimet

Garanton që të dhënat e klientit, informacionet financiare dhe personale të ruhen ndaj humbjes, vjedhjes dhe dëmtimit nëpërmjet një kuadri sistematik.
Përputhshmëria me kërkesat ligjore, statutore, rregullatore dhe kontraktuale.

Si të certifikohemi?

Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!

Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!

Kontakto me Ne

Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.

Analizimi i Biznesit Tuaj

Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.

Implementimi

Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.

Çertifikimi

Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.