FSSC 22000

Certifikimi i Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!

60%+

Rritje Biznesi

Certifikimi i Sistemit të Sigurisë Ushqimore

FSSC 22000

Certifikimi i Sistemit të Sigurisë Ushqimore (FSSC 22000) është një skemë certifikimi i saktë, i bazuar në ISO dhe i pranuar në nivel ndërkombëtar për auditimin dhe certifikimin e sigurisë ushqimore në gjithë zinxhirin ushqimor. Kërkesat bazohen në ISO 22000, në programe paraprake sektoriale (PRPs) për të cilat kompanitë e interesuara kanë zhvilluar specifikime teknike (si p.sh. ISO/TS 22002-1 Prodhim ushqimor dhe ISO/TS 22002-4 Prodhim i Materialeve të Paketimit Ushqimor) dhe Kërkesa Shtesë të përcaktuara nga Skema FSS.

Përfitimet

Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve dhe efikasiteti i operacioneve.
Rritja e efikasitetit të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore duke integruar programet paraprake (PRP’s), HACCP me filozofinë Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro të ISO 9001.
Qëndrueshmëri e përmirësuar dhe gjurmueshmëri të produkteve.
Përputhja me kërkesat ligjore, statutore dhe rregullatore.
Njohja nga ana e Bashkëpunimi Evropian për Akreditimin (EA).

Si të certifikohemi?

Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!

Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!

Kontakto me Ne

Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.

Analizimi i Biznesit Tuaj

Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.

Implementimi

Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.

Çertifikimi

Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.