(HACCP)
Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP)
Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!
60%+
Rritje Biznesi
Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP)

ÇERTIFIKIMI HACCP
Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit, ose HACCP, është një qasje sistematike me bazë shkencore për identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e rreziqeve të sigurisë ushqimore. Të gjithë operatoret e biznesit që operojnë në sektorin ushqimor detyrohen nga legjislacioni ushqimor dhe i higjienës, të zbatojnë dhe mirëmbajnë procedurat e rregullat e higjienës që bazohen në principet HACCP.
• Rregulli 1 – Kryerja e një Analize të Rreziqeve
• Rregulli 2 – Identifikimi i Pikave Kritike të Kontrollit
• Rregulli 3 – Vendosja e Limiteve Kritike
• Rregulli 4 - Monitorimi i Pikave Kritike të Kontrollit
• Rregulli 5 –Vendosja e Aksioneve Korrigjuese
• Rregulli 6 – Verifikim
• Rregulli 7 – Mbajtja e të Dhënave
Përfitimet
Rrezik i reduktuar në prodhimin e produkteve të pasigurta nëpërmjet programeve të zbatuara dhe të menaxhuara në mënyrë efikase.
Besueshmëri e brendshme dhe e jashtme në produktet tuaja, e cila përkthehet në një besueshmëri me të gjerë ndaj partnerëve dhe konsumatorëve në nivel global.
Përputhshmëria me kërkesat ligjore, statutore dhe rregullatore.
Si të certifikohemi?
Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!
Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!
Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.
Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.
Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.
Çertifikimi
Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.