ISO 9001

Standardet për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë

Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!

60%+

Rritje Biznesi

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

ÇERTIFIKIMI ISO 9001

Sistemi i menaxhimit të cilësisë ISO 9001 është një standard ndërkombëtar që përcakton çfarë është e nevojshme për garantimin e cilësisë së produkteve apo shërbimeve në mënyrë të qëndrueshme për të arritur një nivel të lart të kënaqësisë së klientëve. Kjo përfshin menaxhimin e proceseve, dokumenteve dhe të dhënave të sistemit.

Përfitimet

Aftësia për të punuar në segmentet e industrisë që kërkojnë ose parashikojnë certifikime.
Cilësi e përmirësuar për produktet, proceset dhe shërbimet.
Më pak mbetje dhe produktivitet i përmirësuar
Fokus mbi kënaqësinë e klientit duke harmonizuar objektivat e performancës me pritshmërinë e klientit.
Avantazh konkurrueshmërie në treg.

Si të certifikohemi?

Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!

Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!

Kontakto me Ne

Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.

Analizimi i Biznesit Tuaj

Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.

Implementimi

Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.

Çertifikimi

Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.