ISO 22000 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore

Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!

60%+

Rritje Biznesi

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore

ÇERTIFIKIMI ISO 22000

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 është certifikimi më i lart ndërkombëtar që mund të arrihet në lidhje me sigurinë ushqimore. FSMS përfshin principet e HACCP dhe përputhet me sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001, duke krijuar në këtë mënyrë bazën ideale për zbatimin e një sistemi të menaxhimit të sigurisë ushqimore i cili është kosto-efikas dhe gjithëpërfshirës.

Përfitimet

Një standard global, i qartë dhe i auditueshëm që ofron mundësinë për të bashkuar në një kuadër të vetëm gjithë pjesët e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS).
Provon angazhimin ndaj kënaqësisë së konsumatorëve.
Përputhshmëri me kërkesat statutore dhe rregullator.
Përmirëson imazhin e kompanisë.
Harmonizohet me sistemet e tjera të menaxhimit (ISO 9001, ISO 14001 etj).

Si të certifikohemi?

Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!

Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!

Kontakto me Ne

Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.

Analizimi i Biznesit Tuaj

Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.

Implementimi

Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.

Çertifikimi

Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.