ISO 20000
Menaxhimi i Shërbimeve IT
Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!
60%+
Rritje Biznesi
Menaxhimi i shërbimit IT

ÇERTIFIKIMI ISO 20000
ISO 20000 ndihmon kompanitë që ato të zbatojnë në mënyrë efikase një Menaxhim të Shërbimit TI cilësor nëpërmjet një qasje gjithëpërfshirëse ndaj procesit. Standardi fokusohet në integrimin dhe zbatimin e proceseve të menaxhimit të shërbimit në mënyrë të bashkërenditur. Ka për qëllim të ofrojë kontroll në vazhdimësi, efikasitet më të madh dhe mundësi për përmirësime ne vazhdimësi. Certifikimi sipas ISO 20000 mund të ofrojë një avantazh konkurrues dhe akses ndaj bizneseve të reja dhe disa shoqëri kërkojnë më sot përputhshmëri me këtë standard si kërkese kontraktuale.
Përfitimet
E njohur botërisht nga industria TI.
Reduktimi i kostos përmes rritjes së produktivitetit.
Ofron strukturën për vazhdimësinë e biznesit dhe Rritje.
Mundëson përmirësime në proceset dhe shërbimet.
Si të certifikohemi?
Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!
Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!
Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.
Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.
Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.
Çertifikimi
Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.