ISO 39001
Siguria e Trafikut Rrugor
Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë në rritjen e prestigjit të biznesit tuaj!
60%+
Rritje Biznesi
Siguria e Qarkullimit Rrugor

ÇERTIFIKIMI ISO 39001
Standardi ISO 39001 përcakton kërkesat për sistemin e menaxhimit të Sigurisë së Qarkullimit Rrugor (RTS). Ky standard mundëson që kompanitë që punojnë me sistemet e qarkullimit rrugor të reduktojnë, dhe më pas të përjashtojnë rreziqet e humbjes së jetës dhe plagosjeve të rënda në lidhje me aksidentet e qarkullimit rrugor.Standardi zbatohet për qeveritë, operatorët e parkut të automjeteve si dhe për gjithë kompanitë private dhe publike që ndërveprojnë në sistemin e qarkullimit rrugor.
Përfitimet
Shumëfishimi i kontratave (kërkesat për prokurim publik).
Reduktimi i aksidenteve.
Reduktim i kostove të riparimeve.
Reduktimi i kërkesave për sigurime dhe Përmirësimi i kushteve të punës së automjetit.
Si të certifikohemi?
Bëni hapin e parë duke na kontaktuar!
Procesi i çertifikimit të kompanisë tuaj kalon nëpër disa hapa. Hapi parë fillon duke na kontaktuar neve për të bërë analizimin e kompanisë tuaj!
Procesi fillon me kontaktimin e kompanisë konsultuese nga biznesi që dëshiron të certifikohet. Kjo fazë përfshin diskutime fillestare për të kuptuar nevojat dhe objektivat e organizatës, si dhe për të ofruar informacion bazë mbi procesin e certifikimit dhe kërkesat e ISO standardeve përkatëse.
Pasi të vendoset bashkëpunimi, ekipi i konsultantëve kryen një analizë të hollësishme të proceseve ekzistuese të kompanisë. Kjo përfshin një auditim fillestar për të identifikuar boshllëqet dhe për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë me standardin ISO të synuar. Ky hap është kritik për të përcaktuar planin e veprimit dhe ndryshimet e nevojshme.
Në këtë fazë, kompania konsulente ndihmon biznesin në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit që plotësojnë kërkesat e standardit ISO. Kjo përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe zbatimin e procedurave të reja ose të përmirësuara për të siguruar përputhshmërinë e plotë.
Çertifikimi
Pasi standardi është implementuar plotësisht dhe kompania është gati, një auditim përfundimtar kryhet nga një organ certifikues i akredituar për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e ISO. Nëse të gjitha kriteret përmbushen me sukses, kompania fiton certifikatën ISO, e cila konfirmon përputhshmërinë me standardin dhe përmirëson reputacionin dhe konkurrencën e saj në treg.